Klinika jonë së fundi është përfshirë në Turizmin Dentar, duke i ofruar kështu pacientëve nga e gjithë Europa shërbime të një standarti të lartë por me çmime konkuruese krahasuar me ato të tregut europian.
Pacientëve të interesuar për tu trajtuar në Klinikën tonë, ne i mundësojmë një preventiv real në bazë të një grafie Panoramike si dhe organizimin e udhëtimit të tyre e qëndrimit në Shqipëri.
Të ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, një prej qyteteve më atraktive të Shqipërisë, vetëm 60 minuta larg Aeroportit Nënë Tereza, pacientëve tanë i ofrohet mundësia që të vizitojnë atraksione nga më të ndryshmet duke filluar nga ato bregdetare (40 min); e deri tek ato malore (60 min) për të bërë qëndrimin në Shqipëri akoma më të këndshëm.