Ambientet e klinikës

Marubi Dental Center u themelua në vitin 1996 nga Dr. Rakela & Dr. Riton Marubi, pjestarë të familjes së njohur të fotografëve “Marubbi”. Kjo klinikë shtrihet madje në studion e vjetër fotografike të dinastisë Marubbi, sot e transformuar në një strukturë të re, ultra moderne që i përshtatet standarteve më të larta botërore të stomatologjisë bashkëkohore.

Marubi Dental Center posedon gjithsej katër dhoma trajtimi, dy dhoma të dedikuara terapisë, një dhomë ortopedie dhe një sallë kirurgjie. Një organizim i tillë mundëson realizimin e proçedurave të natyrave të ndryshme në të njëjtën kohë e në ambiente të ndryshme, duke mundësuar kështu një shërbim më të mirë për pacientin.

Pjesë e pandarë e rrjedhës së punës në një klinikë stomatologjike është steriliteti. Kështu në klinikën tonë i është dedikuar një sallë e veçantë proçesit të sterilizimit. Kjo sallë është e dukshme nga pacientët të cilëve i mundësohet në këtë mënyrë që të vrojtojnë nga afër sterilizimin e instrumenteve të punës.

Një tjeter ambient i klinikës i kushtohet diagnostikimeve radiologjike, ku qendron Grafia Panoramike Digitale si dhe Grafitë Intraorale.

Mjekët tanë

Mjek Stomatolog - Implantolog MSc, Dr.Riton Marubi

1994- Diplomuar me Titullin “Mjek Stomatolog”

1996- Themelimi i “Marubi Dental Center”

2011-2014- Master i Nivelit të Dytë (CE)/Master Ekzekutiv (Rep. Shipërisë) në Implantologji dhe Protezë Dentare Universiteti “Tor Vergata”-Romë/ Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”-Tiranë.

2011-Kursi i Implantologjisë Monofazike dhe Bifazike, Ngarkesë Immediate, PRP, ß-TCP; Elektrosaldaturë Intra-Orale

2015- Kurs: Zgjidhje Klinike Interdisiplinare për Rehabilitim Estetik dhe Funksional nëpërmjet Implantologjisë. ~Universiteti “ZKM”/SH.F.SH

2016- Pjesmarrës në kursin e Anatomisë Disektive të Avancuar për Teknikat Implantare dhe Paradontologjike në Universitetin e Budapestit (Semmelëeis Unversity~ Departament Patology Hungary Budapest);

Mjeke stomatologe,Spec. Pedodonte- Ortodonte, Dr.Rakela Marubi

1994- Diplomuar me Titullin “Mjek Stomatolog”;

1996- Themelimi i “Marubi Dental Center”

2005-2007- Specializim pasuniversitar, diplomuar në vitin 2007 me titullin: “Mjek Specialist Pedodont”

2011-Kursi i Implantologjisë Monofazike dhe Bifazike, Ngarkesë Immediate, PRP, ß-TCP; Elektrosaldaturë Intra-Orale

2016- Pjesmarrse në kursin e Anatomisë Disektive të Avancuar për Teknikat Implantare dhe Paradontologjike në Universitetin e Budapestit (Semmelëeis Unversity~ Departament Patology Hungary Budapest)

2016-2017- Ortodoncia Bazë dhe e avancuar për terapi funksionale dhe fikse nën kujdesin e Dr. Renzo Sorato

2016-2017- Ortodoncia Bazë dhe e avancuar për terapi funksionale dhe fikse nën kujdesin e Dr. Renzo Sorato

2017-2018- Kurs teoriko-praktik-klinik i teknikës “Straight Ëire” në Ortodonci.

2018-2019- Kurs teoriko-praktik-klinik i Ortodoncisë së avancuar në bashkpunim me “Università degli Studi di Cagliari” Itali, nën kujdesin e Dr. Arturo Fortini.