Ortodonci klasike

Aparate ortodontike te lëvizsshme dhe fikse

Kjo disiplinë e stomatologjisë synon korrigjimin e problemve të rreshtimit të dhëmbëve dhe të kafshimit të pacientit.

Para një trajtimi ortodontik është e nevojshme të merren disa masa, një grafi panoramike dhe nje grafi cefalometrike në mënyre që të bëhët një studim paraprak i pacientit si dhe një analizë cefalometrike e strukturës kockore të nofullës e fytyrës.

Në bazë të këtij studimi të detajuar planifikohet më pas terapia e nevojshme për korrigjimin e problemeve të rrështimit të dhëmbëve tek pacienti.

Dr. Rakela Marubi, mjeke stomatologe ortodonte, prej vitesh studion këtë disiplinë nën kujdesin e Ortodontëve më me emër në Europë si Dr. Arturo Fortini, Dr. Enzo Sorato duke ofruar kështu zgjidhjet më të fundit të Ortodoncisë moderne

Invisalign

Invisalign është një trajtim i avancuar ortodontik, i dizenjuar për të ndihmuar pacientët që të korrigjojnë problemet e kafshimit dhë për të drejtuar dhëmbët shpejt dhe pa u vënë re. Ndryshe nga aparatet ortodontike tradicionale prej metali,

Invisalign funksionon me ndihmwn e maskerinave të tejdukshme të prodhuara në mënyrë kompjuterike e të personalizuara për pacientin. Këto maskerina dizenjohen në mënyrë të tillë që të ushtrojnë presion të lehtë tek dhëmbët në faza të caktuara të trajtimit, duke rezultuar kështu në drejtimin gradual të dhëmbëve në mënyrë shumë komode për pacientin.